Duaja e ciftit te rij bashkshortor

Falemnderimi I takon Allahut xh.sh. I cili thot ne Kuran “ Allahu ju krijoi prej dheu, mandej prej nje pike uji, e pastaj ju beri cift”.

Pershendetjet qofshin mbi Muhamedin a.s. I cili thoshte :” martohuni dhe shtohuni , se une do te mburem me ju ne diten e gjykimit”,

kurse meshira dhe bereqeti I Allahut xh.sh. qofshin mbi kete familje dhe mbi ket cift te rij qe e kane momenin me te rendesishem ne jeten e tyre – martesen.

Martesa eshte e shenjte dhe askushi prej njerzve nuk guxon ta prish ate qe e ka lidh Allahu xh.sh. . Andaj me sinqeritet qe del nga shpirti I drejtohemi Zotit dhe I themi :

O Allah, bekoje kete cift te rij , jepu atyre dashuri të sinqertë, rrespekt, besnikri dhe harmoni shpirtërore, largoje prej tyre ngatrresat, mashtrimin, rrenën, urrejtjen , xhelozine dhe tradhëtine .

Të lusim o Mëshirues, që tu japish shëndet të plotë, fëmijë të shëndoshë e të zgjuar, që do ta ndjekin rrugën Tënde të drejtë, e jo të djallit të mallkuar.

Zoti ju bekofte ju dhe mbar muslimanet!

El Fatiha

XH.C.

             

                    LUTJE ME RASTIN E MARTESËS    

 

                NË EMËR TË ZOTIT, MËSHIRUESIT, MËSHIRËBËRËSIT

 

 

            Faliminderës o Zot i Madhërueshëm, që vendose të na bashkosh, të krijosh në mes nesh dashuri të sinqertë, rrespekt, besnikri dhe harmoni shpirtërore.

            Faliminderës o Mëshirues, që na mëshirove duke krijuar tek ne bindjen e fortë se fejesa dhe tani martesa jonë që po e bëjmë është bërë dhe po bëhet me caktimin dhe dëshirën Tënde, për të na bërë neve të lumtur duke bërë një jetë të pastërt morale, nderëshmëri dhe besënikëri, ashtu siç Ju e keni paraparë për njerëzit besimtarë.(fetarë)

            Të lusim o Mëshirues, që të na japish shëndet të plotë, fëmijë të shëndoshë e të zgjuar, që do ta ndjekin rrugën Tënde të drejtë e jo të djallit të mallkuar, i cili çdo gjë të mirë njerëzore don ta shkatrrojë.

            Ruana o Fuqiplotë nga shpirtëkëqinjët, ziliqarët dhe prej ayre që bëjnë magji!

            Të lusim o Sundues i Tokës dhe i Gjithësisë të na mbroshë nga ndikimi i djallit të mallkuar! Bënë që zemrat dhe mendjet tona të mos bijnë nën ndikimin e të mallkuarit.

            Të lusim o Zot i çdo gjëje që ndodhet në mes tokës dhe qiellit, të na forcosh besimin që e kemi në Ty, zemrat të na i pastrosh dhe mendjet të na i këthjellosh edhe më tepër! Bënë që pabesimtarët të mos jenë në mesin dhe shoqërinë tonë!

            Të lusim o Mëshirues që në këtë botë të na japish të mira dhe begati, kurse në botën tjetër të na shpërbleshë me Xhenetin, që do të jetë vetëm për të devotshmit dhe ata që Ti i mëshironë.

            Bënë o Dritëdhënës, që në mes nesh të mos ketë ngatrresa, mosbesim, djallëzi, mashtrim, rrenë, arëmiqësi, urrejtje dhe tradhëti që Ju i urreni këto vese , dhe për gjëra të tilla njerëzit i dënoni me xhehnem së bashku me djallin e mallkuar, sepse të gjitha të ligat që i bëjnë njerëzit e kanë nxitjen nga ai i mallkuari.

            Të falenderojmë o Zot i Madhërueshëm për të gjitha të mirat që na i ke dhënë deri tash!Të falenderojmë që na e mbjelle besimin e plotë në Ty, që jeni Një dhe i Plotëfuqishëm. Jeni Sundues i tokës dhe i qiejëve. Jeni Ai që krijoni lindje dhe vdekje. Gjykuesi i vetëm në Ditën e Gjykimit..Të falenderojmë shumë për shëndetin e plotë që na e dhurove, që është kusht themelorë i të gjitha sukseseve që ne dëshirojmë t`i arrijmë.

            Betohem në Ty o Zoti ynë, se rrugën Tënde do të mundohemi ta ndjekim sa kemi mundësi, por të lusim i o Madhi Zot, që për gabime të pavetëdijshme të mos na dënosh, por të na i falësh dhe të na mëshiroshë!

            Të lusim o i Gjithëdijshëm, që na shehë, na dëgjon dhe din se çka mendojmë dhe veprojmë, të mos na dënosh për mendimet tona, që ndonjëherë nuk mundë t`i kontrollojmë, por që nuk veprojmë sipas tyre.

            Bën që me punë dhe vepra tona të mira ta fitojmë botën tjetër të amshushme!

            Falnaj o Mëshirues gabimet që i kemi bërë deri tash!Thellësishtë jemi të vetëdijshëm se jemi mëkatarë, prandaj falnaj gabimet, se vetëm Ti je ai që mund të na i falësh ato. Ndihmona o Mëshirues i të gjithë mëshiruesve që kurrë më të mos bëjmë gabime dhe mëkate!

            Qofshim të shpëtuar ne dhe të gjithë besimarët e vërtetë ( monoteistët)!

            Amin!

            U lavdrohtë emri Yt o i Madhi Zot, nga zemra, mendja dhe gjuha jonë sa të jemi gjallë!

            Amin!

            Më _______________

 

Dëshmëtarët.                                                              Çifti

                                                                                 

1._______________                                                1.___________

2._______________                                                2.___________                                                                                                                                                          

 

PËRPILUES I LUTJES : SHEFQET JASHARI-STROFCI